-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: 26 prill do të zgjidhet kryetari i PD në degën 15

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, njoftoi se Mbledhja e Kryesisë së Degës nr. 15 Tiranë, Vaqarr, Pezë dhe Ndroq ka vendosur datën 26 prill për zgjedhjet e kryetarit të degës.

Postimi i Këlliçit 

Mbledhja e Kryesisë e Degës nr. 15 Tiranë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, shpalli sot datën 26 prill për zgjedhjet për kryetar dege, në një atmosferë entuziazmi e bashkimi.
Demokratët vlerësuan dhe falenderuan për punën e bërë deri tani nga kreu i degës, Florind Mansakun në 4 vite. Anëtarët e PD të kësaj dege kanë qënë vazhdimisht pjesë e aksionit opozitar me pjesmarrje të palodhshme dhe qëndresë epike.
Zgjedhjet e reja po sjellin më shumë energji e më shumë përkushtim në strukturat e PD kudo ku ato po zhvillohen. Në garë për degën 15 aktualisht janë Florind Mansaku dhe Gentjan Shkreta, demokratë të spikatur në vlerat e tyre qytetare dhe në performancën politike.
Struktura e PD për Vaqarrin, Pezën dhe Ndroqin është e angazhuar si asnjëherë më parë në arritjen e rezultateve, në bashkimin e qytetarëve rreth kauzës jetike për Shqipërinë, që është largimi i Edi Ramës, mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ardhja në pushtet e Partisë Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit