Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar se ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë me gjithë forcën e saj për të eliminuar kërcënimet dhe për të arritur objektivat e luftës. Ky deklarim pasoi vrasjen e Majid Khadami, kreut të departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandantit të Degës 840 të Forcës Quds, të cilët janë përgjegjës për sulme ndaj hebrenjve dhe izraelitëve në mbarë botën.
Në një postim në rrjetin social X, Netanjahu theksoi, “Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë, ata që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, ata që ndërtojnë boshtin iranian të së keqes, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre. Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri, kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë.”
/5pyetjet.al









