-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e naftës dhe ushqimeve/ Xhixho: S’është krizë, por alarm social që varfëron familjet shqiptare!

Kryesoret

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetin e saj facebook ka reagur lidhur me rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve duke e konsideruar një alarm social i cili po varfëron familjen shqiptare.

Postimi i Xhixhos

Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare.
Kjo nuk është krizë. Kjo është pasojë direkte e një modeli ekonomik të kapur, që favorizon një grusht klientësh të lidhur me qeverinë, ndërsa shkatërron konkurrencën dhe prodhimin vendas.
Domatet sot shiten me 500 lekë të reja ( 5 mije lek të vjetra) një çmim absurd për një vend si Shqipëria. Dhe nuk është rasti i vetëm: produktet bazë janë shtrenjtuar deri në 50%, duke e bërë jetesën të papërballueshme.
🛢️Nafta në 224 lekë ku 60% e këtij çmimi janë TAKSAT e qeverisë Rama.
Ulja e akcizës me 20% prodhoi vetëm 8 lekë diferencë , një tallje me qytetarët.
Efekti zinxhir është i pashmangshëm: çdo ditë më shumë shtrenjtim, çdo ditë më pak mirëqenie.
🏛️Ndërkohë, propozimet e Partisë së Lirisë për të lehtësuar direkt qytetarët :
1️⃣pezullimi i taksave të qarkullimit dhe karbonit mbi naftën .
2️⃣ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 5%, janë refuzuar pa asnjë reflektim.
Kjo maxhorancë nuk qeveris për qytetarët.
Ajo përfiton nga kriza, duke u pasuruar, duke mbushur arkën e shtetit mbi kurrizin e njerëzve.
Para ka. Por jo për qytetarët. Vetëm për klientët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit