Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provime.
Ajo theksoi se gjuha shqipe është një e drejtë e panegociueshme dhe një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar shqiptar. Zhupa i bëri thirrje institucioneve që të reagojnë me përgjegjësi dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Gjuha shqipe është një e drejtë e panegociueshme dhe një shtyllë e identitetit tonë kombëtar, e fituar me shumë sakrifica ndër vite. Mbështes plotësisht zërin e studentëve që kërkojnë respektimin e saj, sepse kur një popull detyrohet të kërkojë përdorimin e gjuhës së vet, kemi të bëjmë me një çështje drejtësie dhe dinjiteti. U bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”
/5pyetjet.al









