Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e çiftit Jamarbër dhe Argita Malltezi për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre, duke lënë në fuqi masën e sekuestrimit.
Në kërkesën e tyre, ata kishin kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave të mbledhura nga qiratë e pasurive gjatë periudhës së sekuestrimit, por kjo kërkesë gjithashtu u refuzua nga gjykata.
Ky vendim mbyll përpjekjet e çiftit për të rikthyer pasuritë dhe të ardhurat e tyre, duke lënë të pandryshuar masat e sigurimit të pasurive të sekuestruara.
Për momentin, nuk ka ndryshime në statusin ligjor të pasurive të Malltezëve.









