Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë në Lindjen e Mesme, ku gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite ka komentuar për sfidat e mbetura në rihapjen e rrugës së transportit detar të naftës dhe gazit në Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar stabilitetin dhe fluksin e vazhdueshëm të furnizimeve.
Starmer e quajti ende të hershme situatën pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit dhe theksoi se ka një “ndjesi të vërtetë” lehtësimi pas njoftimit të marrëveshjes.
Ai shtoi gjithashtu se kjo qetësi është një hap i rëndësishëm, por që kërkon përpjekje të vazhdueshme. Kryeministri e përmbylli deklaratën e tij duke thënë se lehtësimi duhet të jetë i përhershëm për të garantuar sigurinë për të gjithë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë.









