-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje të ligjërisht obligueshme me Serbinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër. Gjatë bisedimeve, Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ai nënvizoi angazhimin për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur sektorët në rritje si teknologjia dhe bujqësia, dhe theksoi rëndësinë e investimeve në mbrojtje dhe bashkëpunimin për mbështetje të Ukrainës.

Po ashtu, Kurti përmendi kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe nevojën për një marrëveshje ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve.

 “Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje të qëndrueshme dhe të ligjërisht obligueshme me Serbinë, dhe anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë synimet tona për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të Kosovës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit