Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në orën 10:00, në një seancë ku pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme ligjore dhe institucionale.
Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me ministra, njëra prej tyre është ajo e deputetit socialist Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Rendi i Ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.
-
Njoftime.
-
Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti
-
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho
-
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.
-
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
-
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.
-
Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
-
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.









