Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga senaca e sotme plenare ka folur me tone të ashpra ndaj mazhorancës dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Pasi inkriminuat policinë, qeverinë, keni inkriminuar edhe ekonominë. Sot qytetarët nuk mund të blejnë shtëpi në Tiranë. A mund të na thoni se cili mund të blejë një apartament në Bllok me 5000 euro m2? Po në Ali Dem me 2500 euro? Si ka mundësi që këta ndërtojnë gjithë këto kulla pa kredi. Prandaj e donim Kryeministrin për interpelancë, nga vinë këta para. Suel Çela merr leje pë të ndërtuar kulla dhe pallate në Tiranë, ndërkohë spitali i Lushjes nuk ka ilaçe, siç tha edhe deputeti Korreshi. Jeni shkëputur nga ndjesia njerëzore. Të rinjtë po largohen nga vendi, pemtuat se paratë e sekuestruar nga krimi do të ndimonit të rinjt për të blerë shtëpi, por asgjë nuk keni bërë, vetëm keni mashtruar”, u shpreh Balliu.









