Kryeminstri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit i cili ka folur për rritjen e pagave.
Në fjalën e tij ai theksoi se jo çdo gjë në sektorin e ri të ndërtimit është e pastër.
Ndër të tjera Kryeministri tha se ka punë që paguhen në Shqipëri njësoj si në Europë.
Gjatë takimit Rama shkëmbeu batuta edhe me ndërtuesin dhe biznesmenin Ram Geci, duke i thënë se jeni demokrat dhe shpirti ju del për Partinë Demokratike, por punoni me Partinë Socialiste, sepse ne i kemi dhënë prioritet të qëndrueshëm sektorit të ndërtimit.
“Mund të thuash çfarë të duash për qeverinë ta kritikosh sa të duash, por ama si mos ti a pranojë sukseset dhe mos ti a heqë kapelen për punët që po bën, kjo është e pafalshme. Ata që flasin për të tjerët janë të kapur nga mllefi i suksesit. Nuk mundet dot të rritet korrupsioni kur ti paguan 14 milionë euro taksë. Të ardhurat nuk rriten nga shiu por rriten nga taksat dhe kur arka e shtetit ka më shumë të ardhura, kjo ka ardhur nga rritja e taksës” u shpreh Rama.









