-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Riorganizimi i strehimit dhe mbështetje për punonjësit me kredi pa interes

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate të bërë në Durrës, foli për përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar politikat e strehimit dhe përballimin e nevojave të qytetarëve për shtëpi.

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur një taksë 3% për strehimin në lejet e ndërtimit, duke shtuar se këto të ardhura do të mblidhen në një fond të vetëm për të mbështetur ndihmën e qytetarëve në nevojë.

“Jemi duke bërë një riorganizim të plotë të procesit të strehimit. Do të krijojmë një fond të përgjithshëm që do të ndihmojë të rinjtë dhe ata që janë në punë, por që nuk mund të përballojnë kostot e shtëpisë. Do të zgjerojmë programin për kredi pa interes për mësuesit, punonjësit e policisë dhe ushtarakët,” tha Rama, duke theksuar se kjo iniciativë do të ndihmojë shumë familje që duan të kenë një çati mbi kokë, por që nuk mund ta përballojnë koston e ndërtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit