Në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin, ku Artur Çangu ka humbur jetën pas një vrasjeje me armë zjarri.
Autori i dyshuar, Eduart Afmataj, ka një lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.
Burimet bëjnë të ditur se disa ditë përpara ngjarjes, ka pasur një konflikt mes autorit dhe djemve të Çangut, i cili dyshohet të ketë qenë për arsye pronësie.
Rreth orës 18:15, gjatë një përleshje të nxehtë për motive ende të paqarta, Afmataj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çangut, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka nisur hetimet dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, i cili ka arritur të largohet pas ngjarjes.
Pritet që grupi hetimor të zbardhë plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij krimi tragjik.









