Janë publikuar fotot e viktimës dhe autorit të vrasjes së ndodhur ditën e sotme në fshatin Vrion, Nikël, ku mbeti i vrarë Artur Çangu dhe autor i dyshuar u identifikua Eduart Ahmataj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, pas një sherri mes viktimës dhe autorit për motive ende të paqarta.
Sipas informacioneve, Artur Çangu është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, dhe sipas burimeve, ka pasur shenja plumbash në trupin e tij. Vrasja ka ndodhur me një armë gjahu, çifte.
Autor i dyshuar për ngjarjen është Eduart Ahmataj, i cili ka lidhje krushqie me viktimën dhe është fqinj me të.
Disa ditë përpara ngjarjes, ka pasur një konflikt mes djemve të viktimës dhe autorit për arsye pronësie. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Detaje të reja/ Konflikti për pronësinë dhe lidhja krushqie, zbardhet vrasja në Nikël









