Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, një figurë e njohur për mbështetje të fortë ndaj Kosovës.
Në një postim emocionues, Rama ka shprehur pikëllimin e tij dhe ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm të Engel në avancimin e kauzës së Kosovës ndërkombëtarisht.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel. Në një kohë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për miq, ai ishte ndër të parët që qëndroi në krahun tonë duke ngritur zërin me qartësi, bindje dhe mbështetje të palëkundur. Udhëheqja e tij në Kongresin e SHBA-ve ndihmoi që kauza jonë të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e saj. Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë dhe përkushtimin e tij”, shkroi Rama.









