-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thaçi: Gjyqet duhet të sjellin drejtësi, jo dënime të bazuara në mashtrim

Kryesoret

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, ku ka folur për vdekjen e babait të tij dhe gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj tij.

Ai ka ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e babait, për të cilin nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore, dhe gjithashtu ka komentuar procesin e gjyqit, duke shpresuar që ky proces të kontribuojë në zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësisë.

Thaçi gjithashtu ka theksuar se gjykatat duhet të ofrojnë drejtësi, dhe jo dënime të bazuara në mashtrim.

“Vërtet i vlerësoj fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe për mua personalisht. Tani jam në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe ende pres një vendim gjykate. Pamundësia për të marrë pjesë në funeralin e babait tim dhe për të shprehur respektin tim më ka plagosur thellë, një dhimbje që do ta mbaj për gjithë jetën time. Ju pyetni nëse jeta ime politike ka mbaruar. Unë e shoh garën politike pas meje, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit në të ardhmen. Shpresa jonë tani është që ky proces të kontribuojë në të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin. Jam i bindur se gjyqtarët e kanë dëgjuar dhe parë të vërtetën. E vetmja pyetje që mbetet është se çfarë do të bëjnë me të.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit