-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku në Asamblenë e PS-së: Puna e shkëlqyer e socialistëve shpesh herë mbulohet nga balta

Kryesoret

Në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur në Lushnjë, drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, vlerësoi arritjet e rëndësishme të socialistëve, duke theksuar se fitorja e Bashkisë së Lushnjës ka ardhur falë bashkëpunimit të fortë dhe angazhimit të përbashkët.

Ajo kritikoi tendencën e disa grupeve për të hedhur baltë mbi punën e mirë që është bërë gjatë këtyre viteve dhe theksoi se është e rëndësishme të vlerësohet puna që ka kontribuar në zhvillimin e vendit.

“Unë do ta nis duke ju falënderuar për punën e shkëlqyer, për arritjet që kemi bërë gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Bashkia e Lushnjës ka arritur fitoren më të thellë, pas asaj të Mallakastrës. Kjo ka ardhur në sajë të disiplinës së treguar dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha dyerve të hapura të partisë sonë. Partia jonë vendosi të hapë dyert për prurje të reja, për atë që kemi biseduar bashkë,” tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit