SPAK i ka kërkuar GJKKO-së të pushojë çështjen për Joniad Myzyrin, ish-kreun e KPP-së.
Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike.
Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.
Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.









