Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të fitojnë besimin e delegacionit iranian gjatë bisedimeve të paqes të zhvilluara në Islamabad.
Në një postim në rrjetin social X, Ghalibaf u shpreh se Uashingtoni “e kuptoi logjikën dhe parimet tona”, por sipas tij mbetet ende e paqartë nëse SHBA-të mund të fitojnë besimin e Teheranit në fazat e ardhshme të dialogut.
Ai shtoi se diplomacia mbetet një nga mjetet kryesore të Iranit, krahas qasjes së tij të sigurisë dhe mbrojtjes së interesave kombëtare, duke theksuar se vendi nuk do të tërhiqet nga ajo që e cilëson si “mbrojtje e arritjeve të mbrojtjes kombëtare iraniane.









