Kryeministri Edi Rama këtë të diel gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim” në episodin e 14 foli për indeksimin e pagave në sektorin publik me mekanizma shtesë.
“Shqipëria po spikat në përmirësimet e saj. Nga qershori pagat do të rriten edhe në disa sektore të shërbimit publik.
Shtesat do të arrijnë në 80 mijë lekë në muaj për mjekët”, u shpreh Rama.
Sipas Kryeministrit qeveria do të indeksojë pagat çdo dy vite dhe do të bazohet tek një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve.









