Zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance tha se bisedimet maratonë me Iranin nuk çuan në një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.
“Kemi qenë në bisedime për 21 orë dhe kemi zhvilluar një sërë diskutimesh thelbësore me iranianët. Ky është lajmi i mirë,” tha Vance gjatë një daljeje për shtyp në Islamabad.
“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje,” tha ai.
“Dhe mendoj se ky është më shumë lajm i keq për Iranin sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kthehemi në SHBA pa një marrëveshje.”
Zëvendëspresidenti JD Vance tha se negociatorët iranianë refuzuan të pranonin kushtet e SHBA-së për një marrëveshje, të cilat ai këmbënguli se kishin qenë “mjaft fleksibël”.
“Ishim mjaft bashkëpunues.
Vance sugjeroi se pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte refuzimi i Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që është oferta jonë përfundimtare dhe më e mira,” tha ai.
Related