-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dështimit të bisedimeve, Trump kërcënon Iran me bllokadë detare

Kryesoret

Pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran të zhvilluara në Islamabad, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në platformën Truth Social, ku përmendet mundësia e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit, në rast se Teherani refuzon të pranojë kërkesat amerikane.

Artikulli, i titulluar “Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: një bllokadë detare”, është publikuar nga media pro-Trump Just the Neës dhe argumenton se një masë e tillë do të kishte ndikim të rëndë në ekonominë iraniane.

Sipas këtij vlerësimi, një bllokadë detare do të rriste presionin edhe ndaj vendeve si Kina dhe India, të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.

Në analizë theksohet se një skenar i tillë do të mbështetej në strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, me synimin për të rritur presionin negociues ndaj Teheranit, në një kohë kur përpjekjet diplomatike për një marrëveshje duket se kanë hyrë në një fazë të vështirë.

Pakistan/ Dështojnë bisedimet SHBA-Iran, JD Vance: Teherani s’pranoi kushtet tona!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit