Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.
Sipas burimeve bëhet me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas Afmatajt, Artur Cangu, e ka goditur me një kosë të vogël në krah.
Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se, ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Mësohet se Afmataj u arrestua në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.
Related