-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ 47 vjeçari që mbeti i vdekur gjatë vjedhjes së banesës në Fier

Kryesoret

Personi që shihni në foto është Ilir Zarka, 47 vjeç, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit në lagjen “8 Shkurti” në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë.

47-vjeçar mbeti i bllokuar në kornizën e xhamit të derës kryesore të banesës, në përpjekje për t’u futur brenda. Ai është gjetur pa shenja jete nga banorë të lagjes.

Banesa ishte në pronësi të një personi që prej rreth një muaji ndodhej në Greqi pranë familjarëve të tij. Ka qenë një fqinj që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit