Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka nënvizuar kontributin e jashtëzakonshëm të Brigadës 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka nderuar ata që dhanë jetën për liri.
“Në Lugishtë të Hasit, së bashku me Shejh Xhemajliun, familjarë dhe bashkëluftëtarë, nderuam 14 dëshmorë dhe përkujtuam 40 martirë të kësaj zone. Luftëtarët e Hasit u përballën direkt me armikun dhe dhanë goditje vendimtare para kapitullimit. Për hakmarrje, forcat serbe ushtruan terror mbi popullatën civile, duke vrarë mbi 40 shqiptarë, shumica të rinj.”









