-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

31-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj Trump, lihet në paraburgim

Kryesoret

Cole Allen, 31-vjeçari i akuzuar për të shtënat gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është paraqitur para gjykatës këtë javë për incidentin e rëndë.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Gjykatësi theksoi se, në rast se shpallet fajtor, Allen mund të përballet me dënimin maksimal – burgim të përjetshëm.

Prokuroria ka ngritur akuza të tjera të rënda, përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe transportimin e armëve dhe municioneve përmes kufijve me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë.

Sipas autoriteteve, Allen ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika kur u ndalua nga policia.

Ai, i cili banon në Torrance të Kalifornisë, nuk ka precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur për organet e zbatimit të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit