Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bllokada në Ngushticën e Hormuzit ka hyrë tashmë në fuqi, duke theksuar se situata në rajon po përshkallëzohet.
Në një prononcim për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me çdo kusht. “Mund t’ju them se pala tjetër na ka telefonuar. Ata duan të bëjnë marrëveshje me çdo kusht”, deklaroi ai.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se Uashingtoni nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që i lejon Teheranit të zotërojë armë bërthamore. “Nuk mund të lejojmë që një vend të shantazhojë botën”, nënvizoi ai.
Nga ana tjetër, Trump vijoi edhe përplasjen me kreun e Kishës Katolike, Pope Leo XVI, duke deklaruar se ai gabon në çështjet që lidhen me ligjin dhe rendin.









