Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë bërë disa gabime strategjike nga diplomati Martti Ahtisaari dhe bashkësia ndërkombëtare.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me gazetarin dhe aktivistin Blerim Shala, Surroi theksoi se gabimi i parë lidhet me pritjen e Ahtisaarit se Rusia do të pajtohej në fund me zgjidhjen për Kosovën.
Sipas tij, një tjetër llogaritje e gabuar e diplomatit finlandez ishte besimi se Bashkimi Evropian do të kishte unitet të plotë rreth çështjes së Kosovës. E gabimi i tretë, siç thotë Surroi, ishte që ndërkombëtarët priten që Serbia do ta pranonte realitetin e ri.
“Më duket dy gabime substanciale strategjike kanë qenë gabimi i parë i Ahtisaarit, i cili ka menduar se rusët në fund do të pajtohen; gabimi gjysmë i dytë i Ahtisaarit është që ka menduar që Bashkimi Evropian do të jetë unik rreth Kosovës.
Dhe gabimi i tretë atëherë po del, që bashkësia ndërkombëtare ka menduar se Serbia do të paloset disi”, u shpreh Surroi.









