Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar hetim për falsifikim dokumentesh.
Kallëzimi lidhet me një dokument të paraqitur në SPAK nga një person anonim, i identifikuar si “Nesti Angoni”, i cili, sipas Veliajt, ka përdorur një identitet të rremë dhe ka firmosur në mënyrë të pasaktë një kallëzim që kishte për qëllim inicimin e një procedimi penal.
Në kërkesën drejtuar Prokurorisë, Veliaj theksoi se “Nesti Angoni” nuk figuron në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe se ky dokument është paraqitur me një nënshkrim të dorës, duke krijuar një identitet të rremë për të manipuluar informacionin.
Veliaj argumentoi se ky veprim është një përpjekje e qëllimshme për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes nga organet e drejtësisë.
Për më tepër, Veliaj vlerësoi se dokumenti përmbante pretendime të pavërteta dhe të pasigurta në lidhje me marrëdhëniet e tij dhe mundësitë përfitimi që ai mund të kishte.
Ai e konsideroi të papranueshëm nisjen e një procedimi penal mbi një bazë të tillë, që përmban elemente të një vepre penale.
Në përfundim, ai kërkoi që të identifikohej personi i vërtetë që fshihet pas emrit “Nesti Angoni” dhe të hetohej përdorimi i dokumenteve të rreme për të inicuar një procedim të padrejtë.









