Sahide Gashi, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës me anë të një deklaratë për mediat ka dhënë detaje lidhur me zbulimin e laboratorit të drogës në fshatin Jabllanicë të Vogël të Pejes.
Deklarata e Gashit
Kemi marrë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjet lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirr në vendin e ngjarjes edhe Njësiti I KEDS-it.









