Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave.
Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.
Vendimi vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur.
Kujtojmë që GJKKO një kërkesë të tillë për të qëndruar jashtë kafazit ia ka refuzuar Erion Veliajt dhe Ilir Metës.









