-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është ‘Kurthi i Tukididit’ – Kush ishte mesazhi i Xi Jinping për Trump?

Kryesoret

Duke iu referuar të famshmit “Kurth të Tukididit”, Presidenti kinez Xi Jinping u përpoq t’i dërgonte një mesazh deeskalimi homologut të tij amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Pekin. Takimi u zhvillua në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit, me fronte të hapura mbi tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe konkurrencën ushtarake në Indo-Paqësor.

Në fjalën e tij hapëse, Xi Jinping i përshkroi marrëdhëniet SHBA-Kinë si një nga çështjet më të rëndësishme të kohës, duke u bërë thirrje të dyja palëve të “kapërcejnë të ashtuquajturin ‘Kurth i Tukididit’ dhe të zgjedhin bashkëpunimin mbi konfliktin”.

Çfarë është “Kurthi i Tukididit”?

Teoria përshkruan një dinamikë të rrezikshme në të cilën një fuqi në ngritje ngjall frikë te superfuqia dominuese, duke rritur rrezikun e luftës ose të konfrontimit ballë për ballë.

Termi u bë veçanërisht i famshëm nga shkencëtari politik amerikan Graham Allison, i cili përdori shembullin historik të regjistruar nga Thukididi i Luftës së Peloponezit midis Athinës dhe Spartës.

Tukididi shkroi se “ngritja e Athinës dhe frika që ajo frymëzoi në Spartë” ishin arsyet kryesore që çuan në luftë. Teoria përdoret shpesh sot si një analogji për ngritjen e Kinës kundër dominimit të gjatë global të Shteteve të Bashkuara.

Xi Jinping paralajmëron Trump: Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të përshkallëzohen për Tajvanin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit