-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni i BE viziton GJKKO, Gonzato: Përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore, prioritet për Shqipërinë

Kryesoret

Rikonstruksioni i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka tërhequr sot vëmendjen e Bashkimit Evropian, teksa Ambasadori Silvio Gonzato vizitoi ambientet e përmirësuara dhe theksoi rëndësinë e infrastrukturës moderne për besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Vizita nënvizon përkushtimin e BE-së për të mbështetur Shqipërinë në ngritjen e standardeve të larta të drejtësisë dhe transparencës.

Postimi i plotë i Delegacionit të BE në Shqipëri:

Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.

Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.

Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit