-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luis Enrique për Guardiolën: Trajneri më i mirë i të gjitha kohërave

Kryesoret

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shprehur përuljen e tij të thellë ndaj bashkëkombësit dhe mikut të tij të vjetër, Pep Guardiola. Në një intervistë për Movistar Plus, Enrique nuk kurseu lavdet për stilin e lojës, guximin dhe ndikimin e Guardiolës, duke shprehur dëshirën që ai të qëndrojë edhe për shumë vite në krye të Manchester Cityt.

“Shpresoj ta shoh Pepin edhe për shumë vite të tjera dhe se ai është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave,” tha Enrique.

Ai vuri në dukje se mënyra si Guardiola ka ndryshuar futbollin, duke futur mbrojtësit në pozicione të papritura dhe duke eksperimentuar me taktikën, është një aftësi që shumë pak trajnerë e zotërojnë.

Luis Enrique dhe Guardiola kanë luajtur së bashku te Barcelona nga viti 1996 deri në 2001, duke qenë pjesë kyçe e mesfushës dhe sulmit të skuadrës katalanase, si dhe me kombëtaren e Spanjës, ku fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit