Kreu i PDK dhe kandidati pontencial për Kryeministër për zgjedhjet e reja të 7 qershorit, Bedri Hamza, me anë të një postimi në faqen e tij facebook njoftoi për takimin që ka mbajtur me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, duke u shprehur se Franca i ka dhënë Kosovës mbështje të vazhdueshme në rrugëtimin demokratik dhe euroantlantik.
Postimi i Hamzës
Mirëprita sot në selinë e PDK-së ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.
Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.
E falënderova ambasadorin Guerot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik.