-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furtunë në Sarandë, lëshohen urdhër-arreste për zyrtarë e biznesmenë!

Kryesoret

Këtë të hënë prokuroria e Sarandës ka lëshuar dhjetra urdhërarreste ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë dhe biznesmenëve të dyshuar për përfshirjet e favoret në ndërtimet pa leje në zonat turistike.

Sipas burimeve bëhet me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për efektivët të komisariatit të policisë së Sarandës të përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonat bregdetare.

Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste, një ndaj një efektivi të policisë dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Ndërkohë, kontrollet po vijojnë në banesa dhe ambiente të tjera me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimin e plotë të masave të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit