Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se bisedimet për një marrëveshje me Iranin po vazhdojnë në Katar, edhe pse SHBA ka ndërmarrë sulme ndaj portit jugor iranian të Bandar Abbasit.
“Disa bisedime po zhvilloheshin sot në Katar, kështu që do të shohim nëse mund të bëjmë përparim,” u shpreh Rubio gjatë një vizite zyrtare në Indi.
Ai shtoi se negociatat janë ende në fazë diskutimesh për formulimet e dokumentit fillestar dhe mund të zgjasin disa ditë.
“Presidenti ka shprehur dëshirën e tij për ta arritur marrëveshjen. Ose do të arrijë një marrëveshje të mirë, ose nuk do të ketë fare marrëveshje,” tha Rubio.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e hapjes së Ngushticës së Hormuzit, duke deklaruar se ajo “do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”.









