Mëngjesin e kësaj të hëne një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, pasi ka mbetur i vrarë Valter Lleshi, 46 vjeç.
Sipas burimeve bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit.









