Avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme ka dhënë një deklaratë për mediat pas seancës së mbajtur ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për çështjen CEZ-DIA.
Avokat Cakrani tha: Me i ndershmi nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale. Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova.
Ndërkohë ish-presidenti Meta ka kërkuar për dëshmitarë, Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin lidhur me ligjin për “minierat”, ku sipas tij ka të bëjë me një fantazi të shfrenuar.









