Brazili ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola në minutat e 7-të dhe 48-të, ndërsa Matheus Cunha vulosi suksesin me golin e tretë në minutën e 60-të.
Me këtë sukses, Brazili e mbyll grupin në krye dhe në fazën e 1/16-ave do të përballet me skuadrën e dytë të Grupit F, ku në garë janë Holanda, Japonia dhe Suedia. Maroku siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Haitit. Meksika fitoi 3-0 ndaj Çekisë dhe Koreja e Jugut 1-0 ndaj Afrikës së Jugut.









