Deputetja Marjana Koçeku e larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste vazhdon të denoncojë qeverinë dhe administratën pasi doli e pavarur.
Përmes një postimi Koçeku kërkon që të ndalet betonizimi dhe ndërtimi i digave në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur.
Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru” shkruan ajo.









