Autoritetet shëndetësore në SHBA po hetojnë një shpërthim të mundshëm të norovirusit në një anije kroçere në Alaskë, ku dhjetëra pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë raportuar mbi 100 raste të dyshuara mes pasagjerëve dhe ekuipazhit, ndërsa kompania “Princess Cruises” ka konfirmuar se janë zbatuar masa të shtuara higjienike dhe dezinfektimi.
Stafi ka kryer pastrimin e anijes dhe ka marrë mostra për analiza laboratorike, ndërsa rastet, sipas kompanisë, janë aktualisht në rënie.
Norovirusi, i njohur si “gripi i stomakut”, përhapet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose ushqimit të kontaminuar dhe mund të mbetet i transmetueshëm edhe pas zhdukjes së simptomave.









