Fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku udhëtarët presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.
Pritjet kanë sjellë vonesa për qytetarët, ndërsa ende nuk është bërë e ditur një arsye zyrtare për krijimin e kolonave të automjeteve.









