-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qyteti i gjelbër europian ku makinat nuk mund të lëvizin me më shumë se 30 km/ h

Kryesoret

Një plan klimatik, politika urbane për të zbutur ndotjen dhe humbjen e biodiversitetit: këto janë disa nga masat e marra që i dhanë Grenoble, një qytet në Francën jugperëndimore, titullin e kryeqytetit të gjelbër evropian për vitin 2022.

Komisioneri Evropian për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin , Virginijus Sinkevicius, duke dhënë cmimin tha: “Grenoble e meritoi titullin për angazhimin e tij të vendosur për t’u bërë një qytet më i shëndetshëm për qytetarët e tij. Shpresoj që viti i Grenoble si kryeqytet i gjelbër t’i japë shtysë të re vigjilencës së tij të ndritur ekologjike dhe inkurajon të tjerë qytete evropiane të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane.

Grenoble ka zbatuar politika urbane që synojnë reduktimin e ndotjes dhe humbjes së biodiversitetit, për shembull duke kufizuar shpejtësinë në 30 km/h në të gjithë qytetin, duke e bërë atë zonën më të madhe me emetim të ulët në Francë.

Titulli i qytetit të Gjelbër Evropian angazhon Grenoble për përhapjen dhe zbatimin e praktikave të mira tashmë të filluara. Titulli i dhënë në Grenoble përkon me presidencën franceze të Këshillit Evropian, prioritetet e të cilit përfshijnë zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, për promovimin e ndotjes zero, neutralitetin klimatik dhe forcimin e mbrojtjes së biodiversitetit .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit