-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(Ar)miqtë e 21 Janarit, Berisha: Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë

Kryesoret

Ditën e sotme, ashtu si cdo 21 Janar prej vitit 2011 hapësirën kryesore e zë protesta e përgjakshme në bulevard, 11 vite më parë duke lënë në “harresë” përvjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha, njeriu kryesor së bashku me Lulzim Bashën që akuzohen nga PS-ja për 21 Janarin e 2011-tës, në një postim në Facebook kujton Kongresin e Lushnjes.

Lideri historik i PD-së shprehet se thirrja e Kongresit të Lushnjës është sot më aktuale se kurrë të ngrihemi në lartësinë e idealeve të tij, “të shpëtojmë Shqipërinë”.

“Sot pervjetori Kongresit  te Lushnjes! Te dashur miq, sot eshte 102 vjetori i Kongresit te Lushnjes, ngjarjes historike qe vendosi pavaresine e shpallur nga Ismail Bej Vlora me 28 nentor te vitit 1912 dhe te rrembyer nga fqinjet grabitqare te mbeshtetur padrejtesisht dhe nga Fuqite te mMedha te cilat  bazuar ne Traktatin e fshehte te Londres te prillit te vitet 1915 te coptimit te ri te trojeve shqiptare donin ta fshinin nga harta e Europes Shqiperine dhe shtetin e saj.

102 me pare ne momente kritike per ekzistencen e Shqiperise, qytetaret dhe fisniket e Lushnjes hapen dyert e shtepive dhe zemrave te tyre per perfaqesuesit me te shquar te kombit si Ahmet Zogu Aqif Pashe Elbasanin, Sali Butka, Sheh Ibrahim Karbunara, Nebi Sefa etj  te cilet u mblodhen aty dhe moren vendime te nje rendesie percaktuese ne historine tone kombetare.

Keto vendime dhe zbatimi i tyre do te shnderronin vitin e Kongresit te Lushnjes  ne annus mirabilis per shqiptaret.

Kongresi zgjodhi Senatin, Keshillin Kombetar dhe Keshillin e Larte me atributet e

Kryetarit te Shtetit  si dhe Qeverine me kryeminister Sulejman Delvinen dhe minister te brendshem Ahmet Zogun. Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes u vendos ne Tirane dhe qe nga ajo kohe Tirana eshte kryeqyeti i Shqiperise.

Qeveria e Sulejman Delvines, ministri i saj i brendshem Ahmet Zogu vendosen integritetin territorial te Shqiperise duke perzene nje nga nje pushtuesit e rajoneve te ndryshme te vendit, serbet, greket dhe se fundi edhe italianet me luften e  Vlores.

Ajo qeveri percaktoi zgjedhjet e lira si rruga demokratike per te ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij. Per te gjitha keto historiane kane vleresuar vitin 1920 si annus mirabilis, viti i mrekullise  per Shqiptaret.

Shqiptaret sot kremtojne 102 vjetorin e kesaj date te madhe pasi Edvin Kristaq Zografi  eshte deshmuar nje tradhtar i perbindshem i Kosoves dhe kombit shqiptar dhe ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes dhe vitin qe lame pas ne Vitin e Zi per shqiptaret.

Thirrja e Kongresit te Lushnjes eshte sot me aktuale se kurre te ngrihemi ne lartesine e idealeve te tij, te shpetojme Shqiperine dhe Kombine nga rregjimi tradhtar i baronve te droges dhe krimit me ne krye Esad Toptanin e Ri.

Nderim perjete atyre qe 102 vjet pare me Kongresin e Lushnjes vendosen pavaresine e Shqiperise dhe shtetin sovran shqiptar” shkruan ai.

/5pyetjet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit