-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zhdukur nga 1999, gjenden eshtrat e 17 vjeçarit të humbur në luftën e Kosovës

Kryesoret

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur eshtrat e një 17 vjeçari të zhdukur në luftën e Kosovës.

Mësohet se eshtrat i përkasin Nuredin Dvoranit, të gjetura dhe zhvarrosur në lokacionin e varrezës masive në Qirez të Skënderajt.

Mësohet se eshtrat do të rivarrosen sot.

Dvorani ishte zhdukur më 30 prill 1999.

“Nuredin Dvorani, i zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit, është identifikuar dhe do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999. Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së. Ndërsa sot me kërkesë të familjes do të rivarroset në fshatin Tërstenik, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, thuhet në njoftimin e komisionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit