Pas përplasjes me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka pasur një diskutim të tensionuar edhe me kolegët e tij nga Vetëvendosje.
Fillimisht, deputeti i VV-së, Eman Rrahamani, ka pasur një përplasje verbale me të, teksa më vonë përplasje duket se pati edhe u.d e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo e fundit, është zënë duke i kërkuar sqarime Bashës, për përplasjen që ka pasur me deputetin e LDK-së, shkaku i mos miratimit të marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.
SHIH DEBATET: https://web.facebook.com/watch/?v=623099865574630