Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka përfunduar në spital pas problemeve shëndetësore. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e burgut pranë QSUT-së.
Sipas një burimi pranë spitalit të burgut, Koka u transportua në spital, pasi shfaqi probleme me zemrën.
Në fund të vitit të kaluar Koka u arrestua për aferën e inceneratorëve, konkretisht të Elbasanit me akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas SPKA-ut, Koka përfitoi 3.7 milionë euro nga afera.Për këtë aferë janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli dhe Klodian Zoto.
/5pyetjet