-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të LDK e VV

Kryesoret

Gjatë kohës kur po votohej për marrëveshjen e pestë, atë për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa kreative (2021-2027)”, ka pasur një përplasje mes shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Gashi tha se nuk do të marrin pjesë në votim shkaku i ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte bërë një postim në Facebook për LDK-në.

“Nuk do të marrim pjesë në votim për pikën 5 për shkak të ministrit Hekuran Murati, shikojani postimin që e ka bërë në Facebook”, tha Gashi.

Murati kishte reaguar pasi LDK-ja kishte votuar kundër një marrëveshje të propozuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë.

Murati edhe në seancë ka thënë se në të kaluarën ka pasur raste kur marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar dhe janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen.

SHIH PERPLESJEN: https://fb.watch/aGtcA1l0Ar/

Deklaratës së Gashit, i është kundërpërgjigjur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha duke thënë se është hera e parë në histori që një grup parlamentar doli kundër.

“Marrëveshjen e votuat kundër, është hera e parë në histori të këtij Kuvendi që një grup parlamentar voton kundër, që është për shtresën më të varfër të këtij vendi. Tash janë marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës voto kundër e ke mundësinë. Dil voto kundër. Ju nuk mund të dilni e të votoni kundër disa arrëveshjeve që kemi që është turp dhe tash dilni e bëni këtu filma. Dilni para qytetarëve me të njëjtat argumente, për shkak se i keni lodhë. Është shumë turp çka keni bo sot”, tha Basha.

Deputeti Arben Gashi, iu kundërpërgjigj deputetit Basha, duke i thënë “baju prej këtu”.

“Baju prej këtu, largohu. Marrëveshjen ndërkombëtare, për marrjen e një kredie prej 47 milionë eurove, një projekt-pilot sipas ministrit për çështje sociale ne e arsyetuam dhe votuam kundër sepse ideologjikisht dhe politikisht e teknikisht vlerësojmë si grup parlamentar që është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për sepse besuam që janë në interes të Kosovës”, tha Gashi./Kallxo/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit