-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e Arbrit hapet pas 24 orësh

Kryesoret

Pas 24 orësh është hapur Rruga e Arbrit. Paraditen e djeshme aksi u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës, ndërsa vetëm sot është hapur.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë  punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore” njofton kompania.

Mbyllje do të ketë sa herë që të ketë reshje dëbore, tha ministrja Balluku në momentin e inaugurimit të rrugës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo do të thotë që qytetarët që përdorin këtë aks të rëndësishëm rrugor duhet ti mbajnë sytë nga Zoti, që të mos bjerë dëborë për të përdorur rrugën të qetë, pasi në të kundërt do të bllokohet.

/5Pyetjet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit