-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria nuk u përgjigjet emergjencave shëndetësore

Kryesoret

Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike, mes tyre edhe Shqipëria. Ky ishte mesazhi që përcolli raporti i fundit i Indeksit Global të Shëndetësisë për vitin 2021.

Shqipëria është renditur në vendin e 59 nga 195 që ishte totali i vendeve të marra në analizë. Por cilat aspekte të sigurisë shëndetësore të marra më vete kanë shënuar përmirësim apo përkeqësim në raport me vitin 2019 kur është publikuar për herë të fundit ky indeks?

Ajo që paraqitet me përkeqësim është detektimi apo zbulimi, që ka një rënie të pikëve me 5.4. Tek kjo kategori – mbikëqyrja, aksesi në të dhëna dhe transparenca – janë ato ku janë bërë hapa pas, ndërkohë që dhe investigimet të bazuara në raste janë përkeqësuar vazhdimisht. Forca punëtore epidemiologjike dhe zinxhirët e furnizimit të laboratorëve kanë mbetur të pandryshuar.

Përgjigjja është treguesi i tretë që përbën indeksin dhe ka shënuar vlerë 38.1, me rënie me 5.4, duke na renditur në vendin e 79 në botë vetëm për këtë tregues.

Rënia më e madhe ka qenë në nënkomponentin e aksesit në infrastrukturën e komunikimit dhe të kufizimeve për të udhëtuar dhe të tregtisë. Në përmirësim ishin përgatitja për emergjencë dhe plani për t’iu përgjigjur asaj.

I vetmi indikator ku Shqipëria ka përmirësim është ai i shëndetit, i cili lidhet me infrastrukturën e nevojshme, pra për numrin e klinikave dhe spitaleve, si dhe të stafit mjekësor në dispozicion.

Këto të fundit janë më mirë sesa në vitin 2019, por diferenca më e madhe është bërë nga nënkomponenti i zinxhirit të furnizimit në sistemin shëndetësor dhe punonjësit në fushën e shëndetësisë.

Një tjetër tregues i marrë në analizë është ai për normat ku ka një rënie të pikëve me 2.9 në raport me 2019-n dhe angazhimet ndërkombëtare dhe financimin.

I fundit është treguesi i riskut, me një rënie me 3.1 të pikëve të indeksit në raport me vitin 2019 dhe ai tregues që e rendit më keq vendin tonë, nëse vlerësohet më vete.

Shqipëria renditet e 121 mes 195 vendeve vetëm për këtë tregues dhe çfarë shihen si problematike është rreziku i sigurisë dhe politikës, rezistenca socio-ekonomike, rreziqet mjedisore dhe dobësitë e shëndetit publik./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit